Ahmeti: BDI-ja është parti me demokraci të brendshme, funksionojmë për mrekulli

Ahmeti: BDI-ja është parti me demokraci të brendshme, funksionojmë për mrekulli

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot me bashkëpartiakë për të katërtën ditë me rradhë ka takuar qytetarët e komunës së Gostivarit, më saktësisht me banorët e Dutllëk, Lejthia, Banjeshnicë, Turçan i madh, Turçan i vogël, Llakavicë, Bajnicë e Epërme, Bajnicë e Poshtme, Tregu i Madh, lagja Beg, Fazaneri dhe Tullana.

Ahmeti para të pranishëmve tha se të inkuadrosh vendin në BE është shërbim për brezat e rinjë dhe atyre që do lindin, është fisnikëri.

 

“Ta fusësh vendin në BE është shërbim për brezat e rinjë dhe atyre që do lindin, është fisnikëri. Unë jam gëzuar fortë kur filluan punimet për rindërtimin e kazermës Ilinden që do të kthehen në Universitet, kazerma e cila dikur ishte çerdhe në të cilin Mlladiqi thurte plane anti-shqiptare, por kjo është realitet. Me durim, gjakftohtësi, dhe mençuri proceset ecin përpara. A mundet më mirë, po, e mira nuk ka fund. Jo që unë jam kryetar, po BDI-ja është partia më me demokraci të brendshme, lëri ca flasin ata. Funksionojmë për mrekulli si brenda po edhe në institucione. Qëllimi ynë është që ta forcojmë shtetin, ekonominë dhe drejtësinë. Duke filluar nga unë ta fillojmë vettingun, që gjykata e prokurorë të jenë të pastër e të drejtë, me ekspertë nga jashtë dhe ekspertizë”, ka deklaruar Ahmeti.