Ahmeti: BDI është gjaku i shqiptarëve të burgosur

Ahmeti: BDI është gjaku i shqiptarëve të burgosur

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga takimi “Bashkë për Europë” me banorët e Zhelinës tha se BDI është gjaku i shqiptarëve të burgosur, të vdekur, është mundi i intelektualëve, përcjell SHENJA.

“Sot duhet parë si duhet të veprojmë, sepse nuk na pranon Europa pa standard. BDI është parti e mirëorganizuar, e mirë etabluar, ndaj kjo parti është thesar kombëtar. BDI është gjaku I shqiptarëve të burgosur, të vdekur, është mundi i intelektualëve, prandaj të gjithë idealistët e misionaret që janë rreshtuar krah nesh, kanë investuar dhe investojnë mos të harrojmë sakrificën e popullit tonë, sepse në vuajtjen I kemi provuar në kurriz”, tha Ahmeti para banorëve te Zhelinës.