Ahmed Kalaja: Krijimi i “Shtetit Bektashi” do të thellonte hendekun mes myslimanëve

Ahmed Kalaja: Krijimi i “Shtetit Bektashi” do të thellonte hendekun mes myslimanëve

Në lidhje me situatën e krijuar mbi iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e “shtetit bektashian” brenda Republikës së Shqipërisë, ka reaguar edhe imami shqiptar nga Tirana, hoxhë Ahmed Kalaja.

Sipas tij, krijimi i një “shteti bektashian” nuk mund të pranohet dhe kjo situatë mund të thellonte hendek mes myslimanëve.

“Ne në këtë lloj situatë që u krijua le të themi katrahur mediatike që jemi në linjë të institicuinit, që është jemi kundër. Nuk mund të pranohet një gjë e tillë. Pra, shpresoj se një gjë e tillë nuk do të bëhet. Krijimi i “Shtetit Bektashi” do të thellonte hendekun mes muslimanëve”, ka deklaruar në një intervistë televizive për TCH, hoxhë Kalaja.

MARKETING