Agresioni rus, SHBA njofton për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Agresioni rus, SHBA njofton për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, për të luftuar kundër agresionit rus.

Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Ajo tha se paketa do të përfshijë më shumë municione dhe fishekë artilerie.

“Raundi i fundit i ndihmës shënon paketën e 36-të të sigurisë që SHBA i ka ofruar Kievit që nga fillimi i luftës”, tha ajo.

Uashingtoni është ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga shkurti i kaluar.

MARKETING