Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele e mbështet protestën e punonjësve mediatik

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele e mbështet protestën e punonjësve mediatik

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele e ka përkrahur dhe është bashkangjitur ndaj marshit protestues të Sindikatës së Pavarur dhe Punonjësve Mediatik dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, marshi i cili është shprehje e pakënaqësisë së gazetarëve nga sulmet ndaj tyre dhe kushtet socio-ekonomike në të cilat punojnë.
Sulmet, etiketimet dhe nënçmimet e punonjësve mediatik, të cilat janë shpeshtuar periudhën e kaluar, absolutisht janë të papranueshëm, posaçërisht kur vijnë nga bartës të funksioneve publike.
Në këtë mënyrë kërcënohet puna profesionale dhe siguria e gazetarëve si dhe nxitet urrejtja dhe dhuna, ndërsa për këtë shkak sjellja e tillë në asnjë rast nuk duhet të shndërrohet në praktik.
Vetëm profesionistët mediatik të cilët janë të çliruar nga çfarëdo presioni dhe të cilëve nuk u janë të kërcënuar të drejtat e punës dhe të njeriut, mund të kontribuojnë për zhvillimin e demokracisë dhe rpwr ruajtjen dhe promovimin e lirisw sw shprehjes dhe tw informimit. /SHENJA/

MARKETING