Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele: Do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë proaktive në rritjen e vetëdijes për rolin e mediave

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele: Do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë proaktive në rritjen e vetëdijes për rolin e mediave

Sindikata e AOJGJSH, si nënshkruese e Marërveshjes kolektive në Drejtorinë për të ardhura publike, sot përmes një komunikate ka reaguar në, siç thonë, shkeljen e vazhdueshme dhe serioze të të drejtave nga marrëdhënia e punës në këtë institucion.

Sipas AOJGJSH, në këtë institucion një periudhë të gjatë kohe kufizohen të drejtat e të punësuarve me miratimin e akteve individuale të punëdhënësit, nuk zbatohen dispozitat ligjore dhe dispozitat e Marrëveshjes kolektive sidomos ato, që i përkasin mënyrës së llogarisë së pagës, shtesat e pagave dhe kompensimeve tjera nga marrëdhënie pune dhe bëhen risistemimet e përkohshme joligjore dhe të përhershme të të punësuarve.

Nga Qeveria, Ministria e Financave dhe DAP kërkojnë caktimin dhe pagesën e shtesës së pagës prej 30 për qind edhe për punonjësit e DAP-it duke filluar nga janari i këtij viti dhe të harmonizohet llogaritja dhe pagesa e pagës, shtesave dhe pagave dhe zbatohet urgjentisht Marrëveshja kolektive. Sindikata kërkon gjithashtu që rregullimi i pagave të jetë në përputhje me rritjen e indeksit të shpenzimeve të jetesës në rastet kur ajo kalon 10 për qind krahasuar me muajin e kaluar, të njihet niveli i arsimimit të punonjësve dhe vendosja e përkohshme e punonjësit të ndalohen dhe të përdoren në rastet dhe në mënyrën e përcaktuar në përputhje me ligjin dhe me Marrëveshjen kolektive. 

 

MARKETING