Aggeler: Nuk ka asnjë obligim ligjor se me kë duhet të bëhet koalicion

Aggeler: Nuk ka asnjë obligim ligjor se me kë duhet të bëhet koalicion

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler në një intervistë për emisionin 360 shkallë ka deklaruar se pret që qeveria e ardhshme t’i realizojë sa më shpejt premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.
Ajo nuk i kupton ankesat e BDI-së se zgjedhja e VMRO-DPMNE-së për koalicion me VLEN-in në vend të tyre, si koalicion që fitoi më shumë mandate, është shkelje e frymës së Marrëveshjes Kornizë. Ambasadorja tha se fitues është ai që zgjedh partnerët, por edhe se “Fronti Evropian” dhe “VLEN” ishin koalicion. Së fundi, sipas saj, është e rëndësishme që në qeverisje të ketë diversitet.
“VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin – ‘VLEN’, i cili po ashtu është koalicion, ashtu si ‘Fronti Evropian’ i udhëhequr nga BDI. Për këtë kam biseduar me një numër zyrtarësh të BDI-së dhe nuk ka as obligim ligjor se me kë do të bëhet koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend…..Jam e kënaqur që qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI-ja t’i bashkohet qeverisë”, ka deklaruar Aggeler.
Sipas përvojës që ka ajo këtu, ka shumë mundësi që individë dhe grupe të ndryshme, parti politike dhe liderë të thonë se kanë mosmarrëveshje dhe se janë të shqetësuar dhe e gjithë kjo, thotë Ageler është pjesë e një demokracie “të gjallë”.

MARKETING