Ageler: I rëndësisë kritike është qetësimi i dialogut midis Shkupit dhe Sofjes

Ageler: I rëndësisë kritike është qetësimi i dialogut midis Shkupit dhe Sofjes

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler sonte potencoi se me rëndësi kritike është që të qetësohen bisedimet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe liderët e të dyja anëve të kufirit të mund të diskutojnë me qetësi dhe në mënyrë racionale. Ajo potencoi se nuk vlerëson se eskalimi i dialogut duhet ta ndalojë ose anulojë progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Njerëzit në këtë shtet çdo ditë mund t’i shohin këto konflikte dhe eskalimi tek një pjesë e dialogut që jemi duke e dëshmuar midis atyre në Sofje dhe këtyre këtu. Mendoj se është me rëndësi kritike këto bisedime të qetësohen, liderët nga të dyja anët e kufirit të mund të diskutojnë me qetësi dhe në mënyrë racionale, për atë se cila është rruga përpara, lidhur me disa prej këtyre problemeve që i kemi parë midis individëve dhe bashkësive të ndryshme. Kjo është e rëndësisë kritike. Por, kjo a duhet ta ndalojë ose madje edhe ta anulojë progresin drejt BE-së? Nuk mendoj se duhet”, potencoi ambasadorja e SHBA-së në intervistën për TV “Tellma”.

Ajo e përshëndeti hapin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili shkoi në Sofje dhe bisedoi me Ministrinë e Punëve të Jashtme atje dhe me liderë të tjerë për atë se si të mbështeten bashkësitë pakicë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe se si dy shtetet të arrijnë progres në tejkalimin e cilado pikave të tensionimit midis dy qeverive që të munden njerëzit e këtij vendi ta vazhdojnë progresin në aspiratat e tyre evropiane.