Afrim Gashi u takua me kryetarin e TIKA-s, Abdullah Eren
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, sot ka pritur në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Abdullah Eren.
Në lidhje me këtë takim Gashi është shprehur mirënjohjen e tij të veçantë për veprimtarinë 20-vjeçare të TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, ku janë realizuar mbi 1.300 projekte në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.
Postimi i plotë i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi:
Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim zyrtar me Kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), gjatë të cilit riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe diskutuam për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional.
Shpreha mirënjohjen time të veçantë për veprimtarinë 20-vjeçare të TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, ku janë realizuar mbi 1.300 projekte në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Takimin e përmbyllëm me zotimin e përbashkët për vazhdimësinë e këtij partneriteti të suksesshëm.




