Afrim Gashi takohet me delegacionin e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi – RMV

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime të rëndësishme me qëllim të forcimit të bashkëpunimit parlamentar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
MARKETING
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Gashi u takua me Delegacionin e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi – Maqedonia e Veriut, të kryesuar nga Ahmet Kiliç. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, shkëmbimin e përvojave ligjvënëse, si dhe përkrahjen e dialogut miqësor mes dy vendeve.
“Diskutuam për forcimin e lidhjeve mes parlamenteve tona dhe mbështetjen e dialogut miqësor që kemi ndërtuar në këtë periudhë. Ky partneritet është i rëndësishëm për të dyja vendet dhe synojmë që ta zhvillojmë edhe më tej,” deklaroi Kryetari Gashi pas takimit.