Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı

Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank AD Shkup.
“Së bashku me Kryetarin Zeqirija Ibrahimi, ishte kënaqësi të marr pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank AD Shkup. Gjatë kësaj mbrëmjeje të ngrohtë dhe miqësore, i shpreha mirënjohjen time për kontributin e tij të vlefshëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona. I urova suksese në angazhimin e tij të ri, duke shpresuar që të vazhdojë të përkushtohet për forcimin e bashkëpunimit me vendin tonë!”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

MARKETING