Adnan Januzaj në huazim te Medipol Başakşehir deri në fund të sezonit

Adnan Januzaj në huazim te Medipol Başakşehir deri në fund të sezonit

Klubi turk i futbollit Medipol Başakşehir ka shtuar në radhët e saj futbollistin belg me origjinë shqiptare Adnan Januzaj, i cili luante në Sevilla të La Ligës spanjolle, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga klubi turk Medipol Başakşehir, thuhet se mesfushori 27-vjeçar është transferuar në formë huazimi deri në fund të sezonit.

“Klubi ynë ka nënshkruar së fundi një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit 2022-2023 me Adnan Januzajn, i cili luante në Sevilla, një nga skuadrat spanjolle të La Ligës. E mirëpresim Adnan Januzajn në familjen tonë dhe i urojmë suksese me fanellën tonë portokalli-blu”, tha klubi i Superligës turke.

MARKETING