Ademi: Nuk kemi bashkëpunim me Levicën, qëllimi i Mickoskit është asimilimi politik i shqiptarëve!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka deklaruar se mes BDI-së dhe Levicës nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi, pas akuzave të kryeministrit Mickoski, se Levica ka nxjerrë kandidatë në disa komuna me shumicë shqiptare, me çka po tenton ta shpëtojë BDI-në.
Sipas Ademit, VMRO çdoherë ka patur kandidat, tani nuk ka kandidat në Strugë, Çair, Tetovë…
“A e parashtroni pyetjen se përse nuk ka kandidat. Pse nuk ka kandidat nga radhët e VMRO-së, ndërsa zotëri Mickoski i ka kandidatët e tij. Ai i ka imponuar kandidatët në VLEN, se kush do të del për kryetar komune në VLEN. Ai ka përcaktuar se kush do të del kandidat i pavarur në mënyrë që të ndodhë asimilimi politik i shqiptarëve, e që ai të vazhdojë edhe më tutje me revizionizëm të të drejtave kolektive të shqiptarëve”, tha Ademi, raporton SHENJA.