Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që do t’i përgjigje pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për takim.

MARKETING

Shik.mk

“Unë sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e LVV-së, z. Kurti, në formatin 1+1. Pra, këtë here do të takohemi 2 me 2 dhe do ti përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka thënë Abdixhiku.

“Do ta bëj publike për gjithë vendin që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri tani. Ky është komunikimi i parë zyrtar që kemi pasur pas përfundimit të zgjedhjeve”, tha ai.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Abdixhiku, tha se kohën e takimeve do ta aranzhojnë ekipet përkatëse.

“Besoj që kohën e takimeve do ta aranzhojnë ekipet tona. Por, ky le të jetë një takim i parë. Do të provoj të takohem edhe me liderët e partive tjera politike”, tha Abdixhiku.

I pyetur nëse LDK-ja do të insistojë që ta ketë presidentin, pasi partia garoi me ish-presidenten Vjosa Osmani për këtë post, Abdixhiku tha se në këtë fazë nuk do të flasin për emra.

Ai se është e rëndësishme të shmangen zgjedhjet e reja.

MARKETING