Abazi: Në çdo moment presim ta identifikojmë apo zbulojmë personin i cili ia dha celularin Vasill Jovanovit

Abazi: Në çdo moment presim ta identifikojmë apo zbulojmë personin i cili ia dha celularin Vasill Jovanovit

Në Sektorin e specializuar për vepra penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe polici të burgut janë përfshirë prokurorët publik, dhe në çdo moment presim ta identifikojmë apo zbulojmë personin i cili ia dha celularin Vasill Jovanovit, i cili ndodhet në sektorin e paraburgimit në burgun e Shutkës, theksoi sot në konferencë për shtyp prokurori publik, Islam Abazi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai potencoi se Prokuroria e ndjekë ngjarjen dhe ndërmerren veprime. Rasti është në kompetenca të Prokurorisë publike për krim të organizuar.

Në pyetje të gazetarëve drejtuar prokurorit publik, Ljupço Kocevski, përse është ndalur procedura penale për Vasill Jovanovin, ai u përgjigj se ekziston displozitë ligjore në Ligjin për procedurë penale për veprat e fundit penale nga fusha e komunikacionit, ku prokurori publik ka të drejtë të propozojë të ashtuquajtura pagesa të prolonguara.

Siç sqaroi, bëhet fjalë për dispozitë ligjore të cilën shumë shpesh e përdorin, ndërkaq paratë shpesh paguhen në buxhet apo për qëllime humanitare.

I ypetur nëse Prokuroria do të formojë lëndë për gjykatësen Daniella Alaksovska-Stojanovska, prokurori publik Ljupço Kocevski u përgjigj se për momentin nuk ka njohuri se është hapur lëndë, sepse nuk ka indikacione për vepër të kryer penale.

Përndryshe, sot ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov solli vendim ta shkarkojë nga anëtarësia në grupin e punës për ndryshime të Kodit penal gjykatësen e cila e gjykoi shoferin që e shkeli Frosina Kullakovën. Qëllimi është, siç theksoi, të mos diskreditohet procesi që është filluar për reformat thelbësore në jurisprudencë, me të cilat nuk do të lejohet pandëshkueshmëri dhe paprekshmëri.

MARKETING