A do luajë Messi në Botërorin 2026? Scaloni: Nëse ai do dëshirojë, sigurisht!

A do luajë Messi në Botërorin 2026? Scaloni: Nëse ai do dëshirojë, sigurisht!
“A do të luajë Lionel Messi në Botërorin 2026?”, është një nga pyetjet që i është bërë së fundmi trajnerit të Argjentinës, Lionel Scalonit.

Ai theksoi se sulmuesi i PSG-së mund të luajë edhe në Botërorin e ardhshëm nëse ai vetë do të ketë dëshirë.

“Mendoj se Messi mund të luajë në Botërorin e ardhshëm. Ajo gjë do të varet shumë nga ajo që Leo dëshiron, çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës, nëse do të ndihet mirë. Ai është i lumtur kur luan dhe dyert do të jenë gjithmonë të hapura. Messi nuk kishte nevojë të fitonte një Kupë Bote që të numërohej te më të mëdhenjtë, ose të konsiderohej më i madhi. Ai gjithmonë kërkon më shumë. Tani ai ka fituar Kupën e Botës dhe nuk e di se çfarë do t’i kërkojnë më.”-deklaroi në një intervistë të dhënë për mediet argjentinase Scaloni.

MARKETING