Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka nisur “përgjigje ushtarake” ndaj sulmeve të Huthive

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka nisur “përgjigje ushtarake” ndaj sulmeve të Huthive

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton kundër rebelëve Huthi, tha të dielën se forcat e tij po ndërmarrin një “përgjigje ushtarake” ndaj sulmeve të grupit kundër civilëve, transmeton Anadolu.

“Po ndërmarrim një përgjigje ushtarake ndaj shënjestrimit të civilëve dhe objekteve civile nga milicia terroriste Huthi”, shkroi zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, në platformën sociale amerikane X.

Deklarata e fundit e Al-Malikit erdhi pasi ai u bëri thirrje qytetarëve që të evakuonin portin Ras Isa të Jemenit, në Detin e Kuq, për sigurinë e tyre, duke publikuar një hartë që tregonte rrugën e përcaktuar të evakuimit.

Zhvillimi vjen në mes të përshkallëzimit të tensioneve ushtarake në Jemen mes qeverisë së njohur ndërkombëtarisht dhe rebelëve Huthi, krahas sulmeve të vazhdueshme të këtij grupi me dronë dhe raketa ndaj Arabisë Saudite.

MARKETING