Presidenti turk Erdogan takohet në Stamboll me homologun grek Tasoulas
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën u takua për bisedime me homologun e tij grek, Konstantinos Tasoulas, në Stamboll, transmeton Anadolu.
Erdogan priti Tasoulasin me një ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale të Dolmabahçes.
Dy liderët shtrënguan duart në hyrje të zyrës, përpara se të kalonin në një takim kokë më kokë.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.

