Tifozët e Besiktasit të ndaluar në Gjeorgji lirohen pas përpjekjeve diplomatike

Tifozët e Besiktasit të ndaluar në Gjeorgji lirohen pas përpjekjeve diplomatike

Gjashtëmbëdhjetë tifozë të Besiktasit, të cilët u ndaluan pas përleshjeve gjatë një ndeshjeje të Ligës së Evropës të UEFA-s në Gjeorgji, u liruan të premten pas përpjekjeve diplomatike dhe ligjore të autoriteteve turke, transmeton Anadolu.

Tifozët u ndaluan pas përleshjeve që shpërthyen kur tifozët e Besiktasit shpalosën një flamur palestinez gjatë ndeshjes së të enjtes kundër ekipit izraelit Hapoel Beer-Sheva, në Batumi.

Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, me udhëzim të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedime me homologun e tij gjeorgjian, Paata Salia.

Gjatë takimit, Gurlek e dënoi dhunën dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të shtetasve turq të ndaluar, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj personave përgjegjës.

Ministria turke e Drejtësisë zhvilloi gjithashtu diskutime me autoritetet gjeorgjiane dhe e ndoqi nga afër situatën.

Të 16 tifozët u liruan më pas dhe, sipas raportimeve, gëzojnë shëndet të mirë.

MARKETING