Snopçe: Bilall Kasami para dy dite thotë se gjuha shqipe nuk është zyrtare, sot Mickoski nga Kuvendi thotë se edhe e drejta për arsim në shqip është jo kushtetuese

Snopçe: Bilall Kasami para dy dite thotë se gjuha shqipe nuk është  zyrtare, sot Mickoski nga Kuvendi thotë se edhe e drejta për arsim në shqip është jo kushtetuese

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se në vend që përfaqësuesit e VLEN-it, të deklarohen dhe të angazhohen për zbatimin e njëj të drejte kushtetuese ligjore sic është ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, të deklarosh se gjuha shqipe nuk është zyrtare.

“Gjuha shqipe me ligj është zyrtare, cështja tjetër është se zbatimi i gjuhës shqipe nuk është në nivelin e njejt me maqedonishten atë e dimë ne. Por kjo duhet të jetë një proces evolutiv”, tha Snopçe.

Snopçe tha se sot në Kuvend, kryeministri Hristijan Mickoski duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi, ka deklaruar se nuk mund të ketë mësim universitar në gjuhën shqipe.

“Ligjin që keni bërë ju e keni shkelur kushtetuën, imagjinoni këtë e tha kryeministri”, u shpreh deputeti Snopçe.
Snopçe tha se Bilall Kasami para dy tre ditëve tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, menjëherë pas tij kryeministri “thotë që Univeristetet në gjuhën shqipe nuk duhet të ekzistojnë sipas kushtetutës”.

MARKETING