(VIDEO) BE kërkon nga Ballkani Perëndimor reforma në sundimin e ligjit
Bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, si dhe për implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, duke përfshirë.Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Bullgarinë. Këto janë mesazhet kryesore nga Deklarata e miratuar në samitin BE-Ballkani Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel. Në deklaratën përfundimtare, të lëshuar nga zyra e BE-së në Shkup, liderët evropianë theksuan se zgjerimi është investim strategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës, duke u bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe demokracisë.
TABELË: BASHKIMI EVROPIAN
“Nevojiten ende përpjekje të mëtejshme dhe vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin në rajon, si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe problematikat rajonale dhe dypalëshe të partnerëve të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e përcaktuara”.
Në raport përmenden edhe raportet në mes Prishtinës dhe Beogradit për të cilat thonë se vazhdon ti pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre drejt Evropës.
TABELË: BASHKIMI EVROPIAN
“Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të plotë për Dialogun Beograd–Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja, i cili udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë dhe mbështetet nga Përfaqësuesi I Posaçëm i BE-së. Ne i inkurajojmë të dy partnerët që të shfrytëzojnë momentumin aktual politik për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në Dialog dhe për të bërë progres konkret, pavonesa, drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura”.
BE-ja thekson rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Tregut të Përbashkët Rajonal nën koordinimin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe bashkëpunimit konstruktiv në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore . Ata inkurajojnë vijimin e përpjekjeve për heqjen e pengesave të mbetura ndaj tregtisë brenda rajonit dhe thjeshtimin e procedurave tregtare.
Medina Ajeti Ali/ SHENJA

