(VIDEO) Studentët paralajmërojnë protesta nëse shujta nuk bëhet 4.500 denarë

(VIDEO) Studentët paralajmërojnë protesta nëse shujta nuk bëhet 4.500 denarë

Studentët e RMV-së i kanë dhënë afat kohor ministrisë së arsimit 14 ditë për rritje të menjëhershme të shujtës studentore në 4500 denarë dhe vazhdimin e sistemit aktual përmes kartelave pagesore e jo modelin e paralajmëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski. Ata thonë se nëse brenda afatit kohor kërkesat e tyre nuk plotësohen studentët do të protestojnë. Kryetarja e parlamentit studenor Angella Vasilevska deklaroi se studentët do të vazhdojnë ta braktisin shtetin me kushte të këtilla dhe se ata nuk kanë më kohë për takime dhe diskutime, por se duan vepra konkrete.

SINKRON: ANGELLA VASILEVSKA, KRYETARE E PARLAMENTIT STUDENTOR

“Ne sot e shprehim kërkesën tonë në përputhje me rezultatet e konsultimit nacional studentor, në të cilin votuan mijëra studentë, kemi edhe anketa të tjera dhe të gjitha janë të një zëri se duhet rritje e menjëhershme e shujtës studentore. Kërkesën tonë ne sot do ta dërgojmë tek institucionet përkatëse dhe presim që në afat 7 ditor të jetë e shqyrtuar kërkesa dhe në afat 14 ditor presim e njejta që të jetë e realizuar. Studentët kanë pritur 3 vite, kanë punuar me muaj në këtë iniciativë që më në fund të dëgjohen dhe respektohet. E rradhës është që shteti më në fund të tregojë se të rinjët janë të rëndësishëm për këtë shtet dhe ti respektojë ligjet të cilat vetë I ka përcaktuar”.

Studenti Suhejb Memedi ka deklaruar se sipas konsultimit kombëtar studentor për subvencionimin e ushqimit studentor 97% e studentëve kanë qenë të mendimit se duhet të bëhet rritje urgjente e shujtës studentore në 4500 denarë dhe se 79.5% e studentëve kanë qenë të mendimit se duhet të ngelet modeli aktual.

SINKRON: SUHEJB MEMEDI STUDENT 

“Kryeministri ka kërkuar që të bëhet një sistem i ri. 3 vite me rradhë bëhet shkelja e ligjit, nuk është ndërmarë asnjë masë paraprake. Unë nuk e di se neve qeveria aktuale a na meson se si ta shkelim ligjin apo si duhet ne ta respektojmë dhe ta mbrojmë atë, këtë nuk e kuptoj. Paralajmëruam edhe më heret ne do ta dorëzojmë kërkesën tek ministria e arsimit për rishqyrtim brenda 7 ditëve, brenda 14 ditëve presim nga ministria e arsimit që të ketë një zgjidhje konkrete. Nëse nuk ka zgjidhje konkrete e vetmja mënyrë e cila neve nga ngelet është e derejta kushtetuese legjitime që ne të dalim të protestojmë për diqka që neve na takon”.

Studentët kërkojnë që shujta studentore ditore nga 140 denarë që është aktuale të jetë 180 denarë sepse sipas tyre me shumën e caktuar nga shteti me çmimet e ngritura nuk mund ti kryejnë nevojat e tyre ditore elementare. Ata thonë se qeveria nuk I respekton ligjet që vetë I cakton dhe nuk I vlerëson të rinjët të cilët janë ardhmëria e vendit.

Siç bëjnë të ditur studentët për anketën e promovuar e cila është realizuar nga data 15  deri më 22 nëntor, në të cilët kanë marë pjesë 10.000 studentë dhe se rezultatet tregojnë se kanë kërkuar rritje urgjente të mbështetjes së tyre financiare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING