Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, të cilat më të bollshme do të jenë në pjesët perëndimore (mbi 30 l/m²). Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë jugore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri 0 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 12 gradë Celsius.
Në Shkup, vranësira me reshje shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare jugore.

