Reali përmbys PSV-në dhe pushton kreun e klasifikimit
Emocione dhe spektakël në ndeshjet e Champions të luajtura në këtë të martë. Real Madrid mund me përmbysje 5-1 PSV. Pas një pjese të parë të dobët dhe pas golit të Perisic, Los Blancos kthyen gjithçka në favorin e tyre në pjesën e dytë me golat e Valverde, Bellingham, Mbappe (x2) dhe Vini.

