Irani thotë se ka goditur një “anije shkelëse” në pjesën jugore të Ngushticës së Hormuzit

Irani thotë se ka goditur një “anije shkelëse” në pjesën jugore të Ngushticës së Hormuzit

Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka njoftuar se ka goditur një “anije shkelëse” në pjesën jugore të Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadolu.

Anija po “përshkonte një rrugë të paligjshme në zonën në veri të portit Khasab dhe në jug të Ngushticës së Hormuzit, ku goditi një minë detare dhe ndaloi”, njoftoi Marina e IRGC-së në një deklaratë të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.

Duke iu drejtuar pronarëve dhe kapitenëve të anijeve, ajo theksoi se “respektimi i rregullave të sigurisë detare, përdorimi i rrugëve të autorizuara dhe kushtimi i vëmendjes ndaj paralajmërimeve të lëshuara nga autoritetet përkatëse janë thelbësore për garantimin e sigurisë së lundrimit” në këtë ngushticë.

Autoritetet iraniane kanë raportuar vazhdimisht për cisterna që kanë goditur mina detare gjatë përdorimit të rrugëve që Teherani i cilëson si të paautorizuara, në kuadër të konfliktit me SHBA-në dhe bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane.

Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe përbën një rrugë kyçe për transportin ndërkombëtar të naftës.

MARKETING