CENTCOM-i hedh poshtë pretendimin e Iranit për dëmtimin e një avioni luftarak amerikan F-16
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) të shtunën hodhi poshtë pretendimet e Iranit se një raketë e mbrojtjes ajrore ka goditur dhe dëmtuar një avion luftarak amerikan F-16, duke thënë se të gjithë avionët luftarakë ushtarakë amerikanë në Lindjen e Mesme janë të sigurt dhe të evidentuar, transmeton Anadolu.
“Irani nuk e sulmoi fare avion luftarak amerikan F-16 dje”, tha CENTCOM-i në një deklaratë në platformën sociale amerikane X, duke e cilësuar pretendimin si “të rremë”.
Komanda ushtarake amerikane shtoi se “të gjithë avionët luftarakë ushtarakë amerikanë në Lindjen e Mesme janë të sigurt dhe janë evidentuar”.
Më herët të shtunën, ushtria iraniane tha se të premten në mbrëmje kishte shënjestruar një avion luftarak amerikan F-16 me një raketë të mbrojtjes ajrore, duke pretenduar se raketa kishte shpërthyer pranë avionit dhe e kishte detyruar pilotin të ndërpriste misionin dhe të kryente ulje emergjente.
Sipas zyrës së marrëdhënieve me publikun të ushtrisë, sistemet e mbrojtjes ajrore të zhvilluara në vend dhe të dislokuara në jug të Iranit e kishin zbuluar dhe identifikuar avionin luftarak gjatë operimit në kuadër të rrjetit të integruar të mbrojtjes ajrore të vendit, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

