MF: Fletobligacionet e qytetarëve mund të regjistrohen deri më 1 dhjetor në bankat afariste

MF: Fletobligacionet e qytetarëve mund të regjistrohen deri më 1 dhjetor në bankat afariste

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut mund të regjistrohen për fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste në vend, njofton Ministria e Financave.

Vlera minimale për blerjen e një fletobligacioni është 10.000 denarë, ndërsa norma vjetore e interesit është 4.6 për qind. Afati i maturimit është dy vjet, ndërsa kthimi i plotë i mjeteve është paraparë për 11 dhjetor 2028.

Interesi për vitin e parë do të paguhet më 11 dhjetor 2027, ndërsa për vitin e dytë më 11 dhjetor 2028.

Sipas Ministrisë së Financave, emetimi i katërt është publikuar në vlerë të përgjithshme prej 100 milionë denarësh, ndërsa ankandi do të mbahet më 3 dhjetor.

Deri më tani, Ministria e Financave ka realizuar tri emetime të fletobligacioneve të qytetarëve. Emetimi i parë, në korrik të vitit 2023, ishte në vlerë prej 23.5 milionë eurosh, i dyti në nëntor të po atij viti, në vlerë prej 17.6 milionë eurosh, ndërsa emetimi i tretë u realizua në dhjetor të vitit 2025, në vlerë prej 33 milionë eurosh.

Ministria njofton se fletobligacionet nga dy emetimet e para, së bashku me interesin përkatës, janë shlyer plotësisht.

MARKETING