Shifrat e Pew Research: Deri në vitin 2035, Islami kalon krishterimin në numrin e besimtarëve

Shifrat e Pew Research: Deri në vitin 2035, Islami kalon krishterimin në numrin e besimtarëve

Islami pritet ta tejkalojë krishterimin dhe të bëhet feja më e madhe në botë deri në vitin 2035, sipas projeksioneve të detajuara të publikuara të mërkurën nga Qendra Kërkimore Pew, me seli në SHBA.

MARKETING

Shik.mk

Sipas vlerësimeve më të fundit, në vitin 2020 në mbarë botën kishte 2.27 miliardë të krishterë dhe 2.02 miliardë myslimanë.

Projeksionet e reja të Pew parashikojnë se deri në vitin 2035 numri i myslimanëve do të arrijë në 2.57 miliardë, krahasuar me 2.52 miliardë të krishterë.

Ndërkohë, hinduizmi, budizmi dhe judaizmi pritet të pësojnë rënie në përqindjen që zënë në popullsinë globale, thuhet në raport.

Ndër gjetjet e tjera të rëndësishme, Pew parashikon se SHBA-ja dhe Kanadaja nuk do të kenë më shumicë të krishterë, pjesërisht për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që nuk identifikohen me asnjë përkatësi fetare.

Deri në vitin 2070, Republika Demokratike e Kongos pritet të tejkalojë SHBA-në dhe të bëhet vendi me popullsinë më të madhe të krishterë në botë.

Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, Pakistani pritet të ketë popullsinë më të madhe myslimane në botë deri në vitin 2070, i ndjekur nga India, Nigeria dhe Indonezia, e cila aktualisht mban vendin e parë për numrin e myslimanëve.

MARKETING