(VIDEO) Dënimi për “gjuhën e urrejtjes”, Ali: Ka një frymë të përdjekjes ndaj shqiptarëve
Kumanova jo rrallë sfidohet nga provokimet dhe tensionet ndëretnike. I riu 19 vjeçar nga Kumanova një ditë më parë dënohet me burgim me kusht për valvitjen e flamurit më 28 nëntorin e vitit të kaluar edhe atë pikërisht në prag të festës së flamurit. Ndërkohë, thirrjet antishqiptare “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, e “Maqedoni e pastër”, kalojnë vetëm me deklarata televizive të udhëheqësve politik që dënojnë këto thirrje nacionaliste.
Situatën e fundit të denimit të Ardi Saitit nga Kumanova, bashkëqytetari i tij Eren Ali e komenton si politikë përndjekëse, i cili kërkon përgjegjësi politike se a do të jenë përgjegjëse për këtë presion.
Eren Ali, student nga Kumanova
“Duke marrë parasysh se shteti është duke ndërmarrë politika përndjekëse, ja ku e kemi nje dëshmi se si denohet një bashkëqytetarë i jonë prej Kumanovës për ditën e 28 nëntorit, i cili valviti flamurin….Një vendim i tillë dërgon një mesazh se partitë politike a do të jenë përgjegjëse për këtë vendim dhe per këtë presion me të cilin po bëhet ndaj të rinjëve shqiptarë, edhe pse ata ju kanë referuar një sllogani “Autokton, autonom, autentik” tani që kemi këtë lloj sjellje prej shtetit, a do ta kemi edhe përgjegjësinë ndaj atyre të cilët kanë ndërtuar këtë rend juridik dhe po e mbajnë këtë rend juridik i cili po e dëmton shqiptarin”.
Ndërsa këtë situatë e lidhi edhe me rastin e ndalimit të përfaqësuesit të studentëve në të njejtën ditë në kufirin me Kosovën. Pas këtyre dy rasteve thotë ai, edhe më shumë shtohet revolta e qytetarëve. Ndërsa për atë se a mund të ndikoj ky vendim në festimin e 28 nëntorit, ai shprehet se asnjë shtet e pushtet nuk e ndalon festimin e identitetit të tyre.
Eren Ali, student nga Kumanova
“Unë mendoj se asnjë shtet, as pushtet , as parti politike nuk mund të përdor këtë politikë përndjekje, presioni ndaj shqiptarëve sepse nuk do të kenë mundësi që ta ushtrojnë atë dhe kjo do të shihet se asnjë shqiptar nuk do të ndalohet së festuari identitetin e tyre, festat e tyre në shtetin e tyre”.
Nëntëmbëdhjetë vjeçari Ardi Saiti të martën u dënua nga Gjykata Themelore e Kumanovës për ngjarjet e 28 Nëntorit të vitit të kaluar. I riu ishte në një automjet pjesë e një kolone prej rreth 20 automjetesh që festonin Ditën e Flamurit. Nga dritarja e automjetit kishte valëvitur dy flamuj: flamurin kombëtar me mbishkrimin „Autoctonus“ dhe flamurin me simbolet e UÇK-së. Gjykata e ka cilësuar veprimin si veprën penale shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore dhe diskriminuese.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

