Tri aeroporte në Moskë pezullojnë fluturimet pas sulmeve ukrainase me dronë
Kufizime të përkohshme në mbërritjen dhe nisjen e avionëve janë vendosur të hënën në tri aeroporte që i shërbejnë Moskës, pas sulmeve ukrainase me dronë, njoftoi Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsiya), transmeton Anadolu.
Kufizimet prekën aeroportet Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky në kryeqytetin rus, thuhet në një deklaratë të agjencisë.
Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, tha se sistemet e mbrojtjes kundërajrore kanë interceptuar mbi 50 dronë që po i drejtoheshin kryeqytetit.
Shërbimet e emergjencës po punojnë në vendet ku kanë rënë mbetjet e dronëve, shtoi ai.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes kundërajrore kanë shkatërruar afro 2.100 mjete ajrore pa pilot brenda një periudhe 24-orëshe, si dhe shtatë bomba ajrore të drejtuara dhe katër raketa Flamingo.
Bazuar në shifrat e ministrisë, vala e raportuar e sulmeve ukrainase me dronë ishte më e madhja deri më tani.
Numri i raportuar i dronëve të shkatërruar tejkaloi rekordin e mëparshëm 24-orësh prej 1.951 dronësh, të raportuar më 20 shtator.

