Ushtria iraniane thotë se ka rrëzuar një dron MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Ushtria iraniane thotë se ka rrëzuar një dron MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Ushtria iraniane njoftoi se ka rrëzuar një dron MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit, raportoi transmetuesi shtetëror IRIB, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e ushtrisë ka thënë se droni është “goditur dhe shkatërruar” nga sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhuara në vend, të cilat veprojnë në kuadër të rrjetit të integruar të mbrojtjes ajrore të Iranit.

Ndërkohë, Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit njoftoi më herët se kishte rrëzuar një dron amerikan MQM-170, duke e interceptuar atë të paprekur në jug të ishullit Keshm, në Ngushticën e Hormuzit.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt. Teherani u kundërpërgjigj duke sulmuar Izraelin dhe objektet ushtarake amerikane në vendet arabe.

Washingtoni dhe Teherani nënshkruan memorandum mirëkuptimi më 18 qershor dhe nisën negociatat, të cilat më vonë ngecën për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me mënyrën e garantimit të lundrimit të sigurt dhe të lirë në Ngushticën e Hormuzit.

MARKETING