(VIDEO) BDI akuzon se kompania serbe furnizon tregun me insulinë

(VIDEO) BDI akuzon se kompania serbe furnizon tregun me insulinë

Partitë politike, veçanërisht ato shqiptare, vazhdojnë të shkëmbejnë akuza ndaj njëra-tjetrës se kush bashkëpunon më shumë me qarqet serbe dhe kush po ia hap më shumë dyert kapitalit serb për të investuar në Maqedoninë e Veriut. Partia opozitare BDI, hedh akuza të reja, duke pretenduar se pas sektorit bankar dhe atij të telekomunikacionit, radha ka ardhur te industria farmaceutike.

MARKETING

Shik.mk

Zëdhënësja e kësaj partie, Arta Bilalli-Zendeli, ka ngritur shqetësime për blerjen e kompanisë Feniks Farm nga kompania serbe Vega, duke pretenduar se kështu kapitali serb po merr kontroll edhe mbi furnizimin me insulinë në Maqedoninë e Veriut.

 ARTA BILALLI ZENDELI, ZËDHËNËSE E BDI-SË

“Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart. Por, për çfarë kompanie bëhet fjalë? Vetëm gjatë vitit 2026 Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe klinikat e ndryshme, me vlerë që tejkalojnë shumat milioneshe, në Euro!!! Vetëm për insulinat rreth 10 milion Euro!”.

Përmes kësaj çështjeje, BDI-ja kërkon sqarime se kush e ka vlerësuar rrezikun për sigurinë e furnizimit me insulinë dhe mbi çfarë bazash Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka miratuar këtë përqendrim. Nga kjo parti shtrojnë edhe pyetjen nëse ka pasur ndikim politik në vendim dhe nëse anëtari i VLEN-it në Komision, Valon Elezi, ka qenë në dijeni për këtë transaksion.

Zendeli tha se BDI  kërkon publikimin e plotë të analizës mbi të cilën është miratuar blerja, si dhe të gjitha kontratave të furnizimit me insulinë për periudhën 2025–2027.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING