(VIDEO) Nga mesnata dizeli ulet për 2,5 denarë, benzinat për 2 denarë
Nga java në javë, çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të shënojnë rënie. Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind.
Benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të lirohen për 2 denarë për litër. Kështu, çmimi i ri i benzinës BS-95 do të jetë 84 denarë për litër, ndërsa ai i BS-98 do të jetë 86 denarë.
Pas mesnate, edhe nafta do të ketë çmim më të ulët. EURODIESEL (D-E V) do të lirohet për 2,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 92 denarë.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulet për 3 denarë për litër, duke arritur çmimin prej 100,50 denarësh, kurse çmimi i mazutit M-1 NS do të ulet për 0,998 denarë për kilogram dhe do të jetë 48,314 denarë.
Ndërkaq, edhe në tregjet botërore çmimi i derivateve të naftës ka shënuar rënie, ku një fuçi naftë bruto Brent tregtohet rreth 94 dollarë.
Samir Mustafa /SHENJA/

