(VIDEO) Skandali rreth “Alta Bankës”, Iseni: skema në relacionin zajaz – kërçovë – beograd është e qartë

(VIDEO) Skandali rreth “Alta Bankës”, Iseni: skema në relacionin zajaz – kërçovë – beograd është e qartë

Zëvendësministri i Brendshëm nga radhët e VLEN-it, Astrit Iseni sot ka shpalosur atë e që e quajtur pjesën e dytë të zbardhjes së skemës milionëshe bankare rreth Alta bankës. Ai ka rikujtuar se si më 9 qershor 2025, kanë deklaruar se një kompani e lidhur me krushkun e Ali Ahmetit kishte marrë kredi prej 5 milionë eurosh drejtpërdrejt nga selia qendrore e “Alta bankës” në Beograd, ndërsa nuk ka pasur reagim nga përfaqësuesit e BDI-së.
Iseni ka deklaruar se oligarku kontrovers serb, Davor Macura, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi, mori kontrollin mbi “Stopanska bankën” e Manastirit, e cila më vonë u riemërua në Alta banka Maqedoni, duke i blerë aksionet drejtpërdrejt nga kompania familjare e krushkut të Ali Ahmetit!

MARKETING

Shik.mk

ASTRIT ISENI, VLEN

“Ja se si mbyllet ky rreth financiar skandaloz: Më herët, në tetor të vitit 2024, kompania e Kërçovës “AS Senjak”, në pronësi të Selahudin Arifit, krushkut të Ali Ahmetit, hyn papritur në biznesin bankar dhe blen një pako të konsiderueshme aksionesh në ‘Stopanska bankën’ e Manastirit.
Në qershor të vitit 2025, kompania e tyre e lidhur merr kredinë prej pesë milionë eurosh nga ‘Alta banka’ në Beograd. Dhe vetëm tre muaj më vonë, më 17 shtator 2025, ndodh akti përfundimtar: kompania “AS Senjak” e krushkut të Ahmetit zyrtarisht ia shet aksionet e saj në bankën e Manastirit pikërisht Davor Macurës dhe “Alta bankës” së tij, duke i mundësuar kështu marrjen e drejtpërdrejtë të bankës në Maqedoni!”

Zëvendësiministri Iseni ka deklaruar se skema në relacionin Zajaz – Kërçovë – Beograd është e qartë si kristali, ndërsa ka pyetur publikisht a e ka financuar Davor Macura hyrjen e tij në tregun e Maqedonisë së Veriut në fakt me paratë e veta përmes kredisë prej 5 milionë eurosh që në qershor u dha kompanive të lidhura me rrjetin familjar të Ali Ahmetit.


ASTRIT ISENI, VLEN

“Tashmë çdo qytetari i është bërë e qartë pse ish funksionarët e BDI-së, Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Artan Grubi e shtynë me aq agresivitet hyrjen e “Alta bankës” në sektorin financiar të Maqedonisë. Derisa ata politikisht ia hapnin rrugën në institucionet shtetërore, krushku i Ali Ahmetit ia ruante dhe më pas ia rishiste aksionet Davor Macurës!
Prokuroria publike dhe Drejtoria e inteligjencës financiare nuk kanë më asnjë justifikim për të pritur. Kërkojmë hetim urgjent që do t’i vë në një linjë kredinë prej 5 milionë eurosh të 9 qershorit 2025 dhe shitjen e aksioneve të 17 shtatorit 2025”

Iseni ka deklaruar në fund se sistemi bankar i Maqedonisë së Veriut nuk guxon të bëhet pre e oligarkëve rajonal në paraburgim dhe e kartelit familjar të biznesit të Ali Ahmetit. /SHENJA/

 

MARKETING