(VIDEO) Selmani: Shqiptarët paguajnë 100% taksa, por për të drejtat e tyre vlejnë 20%

(VIDEO) Selmani: Shqiptarët paguajnë 100% taksa, por për të drejtat e tyre vlejnë 20%

“Po sikur ne shqiptarët t’i drejtohemi Komisionit të Venedikut, a t’i paguajmë taksat dhe detyrimet 100% këtij shtetit apo duhet t’i paguajmë 20%?”. Kështu e paralelizon profesori universitar Bashkim Selmani, situatën me provimin e jurisprudencës, modeli i ri i të cilit u dërgua në Venedik, për të marrë mendim dhe për termin kushtetues të shqipëtarëve që është “20 përqindëshi”. Mirëpo kjo siç shprehet ai, bie në kundërshtim me të drejtën natyrore sepse siç thotë, nuk mund t’i thoni dikujt të marrë frymë 20% dhe dikujt 80%. Ai është i prerë duke thënë se një e drejtë ose ju takon ose nuk ju takon. Më tej, ai mbështet protestat e studentëve dhe kërkon nga to që të krijojnë një qasje të re.

MARKETING

Shik.mk

Bashkim Selmani, profesor universitar

“Për sa do të jetë kjo Kushtetutë, me këto përqindje, ne gjithëmonë do të jemi të përbuzur si para të tjerëve, ashtu edhe para vetes, por më e keqja edhe para studentëve. Kërkoj nga studentët që të zgjerojnë kërkesat e tyre dhe të jenë stoik në atë që është e drejtë reale që njihet si bashkëbarazi e plotë në funksionin kushtetues të RMV-së”.

Kërkesa e profesorit Selmani është që të gjitha subjetet politike shqiptare dhe fakultetet e drejtësisë të krijojnë një strategji për të dalë nga gracka e 20%, e cila sipas tij do ta zgjidhte problemin real juridik dhe vetëm atëherë do t’i hiqte shqiptarët nga roli i lypësit ose roli i abuzimeve që të ketë përplasje në mes subjekteve politike shqiptare.

Bashkim Selmani, profesor universitar

“Shteti gjithëmonë ka pasur forma për ta ruajtur dhe forcuar monopolin duke i katandisur shqiptarët mes vete me akuza dhe kundër akuza. Asnjë subjekt juridik, asnjë intelektual në RMV nuk ka të drejtë të flas ose mburret me të drejtat e shqiptarëve sepse të gjithë ne jemi fajtorë dhe fajësia nënkupton që shqiptarët duhet të bashkëpunojnë, të dalin nga kjo gracka monopole administrative që kur janë për taksa kanë detyrime 100% dhe kur janë për të drejtat e tyre hudhen si qytetarë të rendit të dytë”.

Prandaj ai i sheh të gjitha subjektet politike si pengesë e të drejtave të shqiptarëve.

Ndërkohë, për modelin e ri të parashtruar nga ministri i Drejtësisë për provimin e jurisprudencës, ai thotë se vlerëson çdo hap dhe përpjekje që bëhet sepse deri tash as që ka pas tendencë që të mbahet provimi jurisprudencës në shqip dhe as që u është kujtuar qeverive paraprake. Zgjidhja shton ai është aq sa e lejon legjislacioni, por përse në të kaluarën është pranuar tallja e 20%, ky thotë se është projeksion më i thellë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING