Nëntë shoferë privohen nga liria, gjashtë prej tyre nuk kishin dhënë provimin e vozitjes

Nëntë shoferë privohen nga liria, gjashtë prej tyre nuk kishin dhënë provimin e vozitjes

Nëntë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme të vendit, për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të MPB-së, gjashtë prej tyre kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes. Dy shoferë janë kapur duke drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër ka qenë në timon pavarësisht se kishte masë aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit.

Ndër rastet e evidentuara është edhe një 28-vjeçar nga fshati Drenovë i Kavadarit, i cili përveçse nuk kishte dhënë provimin e vozitjes, drejtonte automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë kallëzime penale përkatëse.

Njëkohësisht, policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat, të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit apo gjatë kohës kur kanë masë aktive ndalimi.

MARKETING