Humb jetën 46-vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës

Humb jetën 46-vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës

Një 46-vjeçar nga Negotina e Gostivarit ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga çatia e një stalle, të cilën po e riparonte.

MARKETING

Shik.mk

Rasti është raportuar më 13 nëntor në SPB Tetovë, pasi i lënduari, me inicialet G.S., ishte dërguar me lëndime të rënda në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.

Megjithatë, mëngjesin e 14 nëntorit, në orën 08:30, në SPB Tetovë është raportuar se 46-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

MARKETING