MPB: 10 shoferë të privuar nga liria në 24 orët e fundit, shtatë prej tyre drejtonin pa patentë

MPB: 10 shoferë të privuar nga liria në 24 orët e fundit, shtatë prej tyre drejtonin pa patentë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, policia ka privuar nga liria 10 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, vepër penale e paraparë me nenin 297-a të Kodit Penal.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të MPB-së, shtatë nga të arrestuarit janë kapur duke drejtuar automjet pa dhënë fare provimin e vozitjes. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar nga Shkupi, R.Xh. (27) nga fshati Krushopek i Shkupit, një 16-vjeçar nga Negotina, A.M. (32) nga Çashka, B.M. (45) nga Berova, M.K. (20) nga fshati Drasllajcë i Strugës dhe B.S. (39) nga fshati Obrshani, Komuna e Krivogashtanit.

Ndërkaq, dy shoferë të tjerë, J.B. (23) nga fshati Tremnik i Negotinës dhe Z.J. (55) nga Shkupi, janë kapur duke drejtuar automjetin pavarësisht se kishin ndalesë aktive për drejtimin e automjetit.

Rasti i dhjetë ka të bëjë me A.C. (55) nga Prilepi, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë kallëzimet përkatëse penale.

Njëkohësisht, policia u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore, të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, gjatë kohës kur kanë ndalesë aktive për vozitje apo nën ndikimin e alkoolit.

“Vetëm duke respektuar rregullat dhe duke treguar përgjegjësi në komunikacion mund të kontribuojmë të gjithë së bashku për një komunikacion më të sigurt”, thuhet në apelin e MPB-së.

MARKETING