(VIDEO) LSDM dhe VMRO-DPMNE shkëmbejnë akuza për “Alta Bankën”
Qytetarët që kanë llogari pagesore në Alta Banka SHA Manastir, por nuk kanë kartelë bankare, që sot mund të tërheqin paratë e tyre në sportelet e degës kryesore të bankës në Manastir. Për këtë qëllim, janë hapur disa sportele të destinuara për pagesa në para të gatshme, veçanërisht për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale, të cilët i marrin paratë përmes llogarive në bankë. Mirëpo qytetarët duhet të presin sms porosi në telefon për ditën dhe orën kur duhet të shkojnë në filialë.
Banka Popullore e Maqedonisë
“Qytetarët do të mund të tërheqin maksimumi 20,000 denarë, që është shuma maksimale e lejuar për tërheqje në një periudhë dyjavore. Nga 6 nëntori, duke përfshirë të shtunën, 7 nëntor, dega do të punojë në dy ndërrime, me qëllim që t’u shërbejë sa më shumë klientëve të jetë e mundur”.
Banka Popullore ju bënë thirrje qytetarëve që mos të shkojnë në bankë pa ju ardhur termini që të mos krijojnë radhë të gjata. Ndërsa për ata që nuk do të mund të shkojnë në bankë në terminin e caktuar, do të sigurohen termine shtesë.
Ndërkohë nuk kanë pushuar edhe sot reagimet e partive politike.
Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, paralajmëroi se sinjalizues nga Banka Popullore po ngrenë alarmin se qeveria po ushtron presion mbi blerësit potencialë të Alta Banka, duke u ofruar atyre privilegje.
ALEKSANDAR SASHA DIMITRIJEVIQ, SEKTERAT GJENERAL I LSDM-SË
“Tani po paralajmërohet shitje për një pronar të ri brenda një periudhe jologjike prej 10 ditësh. Kush do të donte të merrte përsipër një bankë me një reputacion të tillë dhe një bankë që është nën hetim në Serbi, Mal të Zi, por edhe në BE për shkak të dyshimeve për origjinën e kapitalit? Asnjë bankë përkatëse nuk do të blinte, sepse do të dinte se kjo do të shkatërronte besueshmërinë e saj, veçanërisht në këtë moment ndërsa hetimi është duke vazhduar”.
Ndërsa VMRO i bënë thirrje kryetares së komisionit parlamentar për Financa dhe Buxhet, që është Sanja Llukarevska, kuadër e LSDM-së, që ta caktoj seancën mbikqyrëse ku do të diskutohet për Alta Bankën sa më shpejtë dhe të mos i mbaj qytetarët në ankth.
DAFINA STOJANOSKA, DEPUTETE E VMRO-DPMNE-SË
“Grupi parlamentar i LSDM-së fillimisht ra dakord për nevojën e një seance dëgjimore mbikëqyrëse, dhe tani po i ikin debatit. Ne ramë dakord ta mbajmë seancën mbikëqyrëse sa më shpejt të jetë e mundur, e morëm vendimin të hënën, më 2 nëntor, dhe ata po e caktojnë atë deri javën tjetër, të mërkurën, më 11 nëntor! Padyshim, qëllimi i opozitës është ta politizojë atë për sa më gjatë të jetë e mundur”.
LSDM gjithashtu ka paraqitur interpelancë kundër kryetarit të Bankës Popullore Trajko Sllaveskit.
Emine Ismaili /SHENJA/

