Dorëzohet një ankesë për vendvotimin 2038 në Çellopek, sot vendos KSHZ-ja
Në Komisionin Komunal Zgjedhor, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë, ka mbërritur një ankesë për vendvotimin 2038, në fshatin Çellopek.
Sot, në orët e pasdites, pritet të mbahet mbledhja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku do të vendoset nëse ky vendvotim do të anulohet apo jo.
Ndryshe, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë, kandidati i AKI-së Arkin Jahiji, mori 4.442 vota, ndërsa ai i OBRM-PDUKM-së, Stojanço Radiçevski mori 4.184 vota.

