(VIDEO) Gulam: Bullgaria të ndjekë shembullin e Kroacisë, të mos e bllokojë RMV-në

(VIDEO) Gulam: Bullgaria të ndjekë shembullin e Kroacisë, të mos e bllokojë RMV-në

 

MARKETING

Shik.mk

 

“Historinë t’ua lëmë historianëve, ndërsa ne të merremi me reformat dhe progresin e vendit tonë”. Kështu porositi Orce Gjorgjievski, i cili si kryetar i Bashkësisë së Vetëqeverisjes lokale së bashku me kolegun e tij kroat Ivan Gualm, kryesuan seancën e 26-të të Komitetit të Përbashkët Konsultativ, nikoqir i të cilit ishte Shkupi. Gjorgjevski porositi që mënyra se si Kroacia ka zgjidhur proceset miqësisht me Malin e Zi, të bëhet praktikë edhe në rastin e RMV-së me Bullgarinë. Ai më tej u shpreh se nuk është problem që e ka krijuar Maqedonia e Veriut, por thotë se ua kanë imponuar dhe se çështje nuk ka të bëjë me Agjendën Evropiane, sepse sipas saj ato janë çështje identitare që nuk janë kusht për të hyrë në BE.

Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së

“Nëse Kroacia do të vepronte ashtu siç bëjnë me ne, prej më shumë se 20 vitesh, atëherë sigurisht se edhe Mali i Zi do të bllokohej kush e di edhe sa vite, që do të thotë se përmes dialogut, mund të zgjidhen proceset. Bllokada nuk i sjellë mirë askujt, sidomos për neve, sepse si qytetar mendoj se është shumë frustruese që prej 20 vitesh të na bllokohet rruga drejtë BE-së. Ne nuk kemi nevojë të largohemi nga Evropa”.

Ndërkaq, edhe kolegu i tij kroat theksoi se as Sllovenia nuk e kishte bllokuar integrimin e Kroacisë, prandaj konsideron se edhe Bullgaria mund të gjejë mekanizëm që çështjet dypalëshe t’i lë mënjanë dhe RMV të anëtarsohet në BE.

Ivan Gulam, përfaqësues politik nga Kroacia

“Kroacia ka një përvojë të ngjashme, të cilën e ka pasur në një moment me Slloveninë. Kontesti dypalësh u zgjidh në atë mënyrë që mosmarrëveshja të mos e bllokonte anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Prandaj, konsiderojmë se Bullgaria mund të gjejë një mekanizëm të tillë zgjidhjeje, përmes të cilit çështjet dypalëshe do të mbeten të ndara, ndërsa Maqedonia e Veriut do të mund të vazhdojë procesin e saj të anëtarësimit”.

Derisa Maqedonia e Veriut ka ngecur në rrugën integruese për shkak se i kërkohet që të vendos bullgarët në Kushtetutë, Mali i Zi është në fazën më të avancuar të procesit të pranimit në BE midis vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING