NBA/ Houston dhe Philadelphia në krye të NBA-së, Lakers shkatërrojnë Miamin
Houston në Perëndim dhe Philadelphia në Lindje vijojnë të kryesojnë dy Konferencat e NBA-së, pas fitoreve të rëndësishme në ndeshjet e fundit. Ndërkohë, Los Angeles Lakers dhuruan spektakël ndaj Miamit, duke triumfuar me rezultatin 138-117.
Protagonisti kryesor i Lakers ishte Luka Doncic, i cili realizoi 42 pikë dhe 13 asistime, duke fituar duelin individual me Giannis Antetokounmpon, autor të 30 pikëve dhe 12 ‘rebound’-eve.
Houston konfirmoi formën e mirë me një fitore 109-93 ndaj Bostonit. Sengun ishte lojtari më i spikatur për vendasit, me 26 pikë. Në Lindje, Philadelphia mposhti Chicago-n me rezultatin 126-107, ndërsa New York fitoi derbin ndaj Brooklyn me shifrat 103-90. Landry Shamet, i aktivizuar nga stoli, ishte shënuesi më i mirë i Knicks me 22 pikë.
Memphis pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur 135-134 nga New Orleans pas kohës shtesë. Williamson realizoi 25 pikë për skuadrën fituese, ndërsa 40 pikët e Jerome nuk mjaftuan për të shpëtuar Memphis. Detroit regjistroi një sukses të thellë 124-91 në transfertën ndaj Charlotte, me Cunningham që shkëlqeu me 33 pikë.
Golden State fitoi një ndeshje dramatike ndaj Phoenix, 116-113, falë edhe 34 pikëve të Stephen Curry. Ndërkohë, Oklahoma triumfoi në Cleveland, Atlanta fitoi ndaj Indiana-s, ndërsa Sacramento mundi Dallasin.
Rezultatet e ndeshjeve:
Cleveland – Oklahoma 112-117
Charlotte – Detroit 91-124
Indiana – Atlanta 104-108
New York – Brooklyn 103-90
Orlando – Washington 94-103
Philadelphia – Chicago 126-107
Dallas – Sacramento 100-115
Memphis – New Orleans 134-135
Minnesota – Milwaukee 112-100
Houston – Boston 109-93
San Antonio – Utah Jazz 119-97
Denver – Portland 110-118
Golden State – Phoenix 116-113
Clippers – Toronto 118-125
Lakers – Miami 138-117

