Delegacioni nga Katari pritet të mbërrijë në Iran në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar rifillimin e luftës

Delegacioni nga Katari pritet të mbërrijë në Iran në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar rifillimin e luftës

Një delegacion nga Katari pritet të mbërrijë në Teheran sot në mbrëmje, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të parandaluar rifillimin e luftës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Duke cituar një burim, gazeta e Katarit Al-Araby Al-Jadeed raportoi se delegacioni do të kryesohet nga një këshilltar i kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit.

Raporti nuk e identifikoi zyrtarin dhe nuk dha hollësi të tjera lidhur me takimet e pritshme.

Vizita e pritshme vjen pas konsultimeve të një delegacioni iranian me ndërmjetësuesit nga Katari në Doha.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se zv/ministri i Punëve të Jashtme, Kazem Gharibabadi, kishte vizituar Dohën për të lehtësuar shkëmbimin e mesazheve ndërmjet Teheranit dhe Washingtonit përmes Katarit.

“Tani topi është në fushën e SHBA-së”, tha Baghaei, duke shtuar se Washingtoni duhet të vendosë për hapin e tij të ardhshëm.

Ai tha se propozimi fillestar shtatëditor i Iranit ishte shkurtuar në një proces që mund të zbatohej brenda dy ditësh, duke e cilësuar afatin e shkurtuar si shenjë të “vullnetit të mirë” të Teheranit.

Baghaei theksoi se një marrëveshje përfundimtare dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit vareshin nga përfundimi i bllokadës detare amerikane dhe përmbushja e kërkesave të Iranit.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, gjithashtu tha se Katari dhe Pakistani po ndërmjetësonin në mënyrë aktive përmes dhjetëra telefonatave dhe “diplomacisë intensive të ndërmjetësimit”.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA pas një vizite në Turkmenistan, Araghchi tha se Teherani kishte paraqitur kushtet e tij dhe një plan për zgjidhje diplomatike.

Ai tha se tani Washingtoni duhet të vendosë se si të vazhdojë.

Araghchi tha se Irani ishte i përgatitur si për diplomaci, ashtu edhe për veprime ushtarake “më shumë se kurrë më parë”.

Ai paralajmëroi se rifillimi i veprimeve ushtarake ose mashtrimi do të shkaktonin një përgjigje më të ashpër se më parë.

Shkëmbimet e fundit diplomatike ndodhën në mes të tensioneve të vazhdueshme ndërmjet Teheranit dhe Washingtonit lidhur me bllokadën detare amerikane dhe sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin global të energjisë.

MARKETING