Universiteti i Tetovës bashkorganizon Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare në Novi Pazar

Universiteti i Tetovës bashkorganizon Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare në Novi Pazar

Universiteti i Tetovës, në partneritet me Universitetin e Novi Pazarit dhe Universitetin e Tuzlës, më 28 dhe 29 tetor 2026, bashkorganizoi Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare me temë “AI: Where Am I? – Navigating Human Identity, Culture, and Competence in the Age of Algorithms”, në Novi Pazar.

MARKETING

Shik.mk

Në këtë konferencë, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës u përfaqësua nga një delegacion akademik, në përbërje të të cilit ishin Prof. Dr. Metin Izeti, i cili mbajti ligjëratën kryesore, Prof. Dr. Musa Musai, i cili mbajti fjalën përshëndetëse në ceremoninë e hapjes, Prof. Dr. Adnan Ismaili dhe Prodekania për Arsim, Prof. Dr. Fitore Bajrami Abdi.

Përfaqësuesit e Fakultetit Filozofik kontribuuan gjithashtu me prezantimin e punimeve të tyre shkencore, duke trajtuar ndikimin e inteligjencës artificiale në identitetin njerëzor, kulturën, arsimin dhe zhvillimin e kompetencave në epokën digjitale.

Pjesëmarrja në këtë konferencë dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Fakultetit Filozofik dhe Universitetit të Tetovës në bashkëpunimin dhe veprimtarinë shkencore ndërkombëtare.

MARKETING