Shkëndija e Haraçinës barazon me Tikveshin
Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka shënuar startin e xhiros së 12-të në program.
Në duelin hapës të kësaj xhiroje, Shkëndija e Haraçinës ka barazuar 1:1 me Tikveshin në duelin e luajtur në Çair. Simonovski gjeti rrjetën që në minutën e 6-të, duke çuar haraçinasit në avantazh 1:0.
Kjo epërsi zgjati deri në minutën e 76-të, aty kur Lucianinjo shënoi për Tikveshin dhe barazoi shifrat në 1:1. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe të dyja skuadrat u ndanë me barazim dhe me nga një pikë në konto.

