Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura dhe do të kalojnë 25 litra për metër katror.

MARKETING

Shik.mk

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 11 deri në 15 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht në pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 9 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 gradë.

Në ditët në vijim, moti do të ndikohet nga aktiviteti ciklonik. Nga sot deri të martën do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë, me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Të martën priten reshje më të dendura shiu.

Në disa vende, pritet që mbi 25 litra shi për metër katror të bien brenda 24 orëve, dhe lokalisht, gjatë periudhës së parashikuar, sasia mund të kalojë 60 litra për metër katror.

Nga e mërkura dhe në ditët në vijim, pritet që kushtet e motit të stabilizohen.

MARKETING