Derbi vishet kuqezi, Milani mposht Interin

Derbi vishet kuqezi, Milani mposht Interin

Derbi i parë i sezonit në Milano i përket kuqezinjve! Milani ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Interit në “San Siro”, në një sfidë ku skuadra e drejtuar nga trajneri kuqezi arriti të vendoste fatin e takimit që në pjesën e parë.

MARKETING

Shik.mk

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Christian Pulisic.

Milani nuk u mjaftua me kaq dhe vetëm gjashtë minuta më vonë dyfishoi shifrat me Adrien Rabiot, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga goditja e këndit.

Interi reagoi në minutën e 22-të, kur Alessandro Bastoni shfrytëzoi një krosim nga këndorja për të ngushtuar diferencën në 2-1.

Zikaltrit patën mundësi të tjera për të barazuar, por Mike Maignan u tregua vendimtar, duke ndalur tentativat e kundërshtarëve.

Goditjen e radhës Milani e dha në minutën e 43-të. Moreira realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, Interi u përpoq të rikthehej në lojë, ndërsa një episod në minutën e 75-të shkaktoi polemika.

Zikaltrit pretenduan për prekje të topit me dorë nga Pavlović brenda zonës, por pas verifikimit me VAR, arbitri vendosi të mos akordonte penallti.

Në fund, Milani administroi avantazhin dhe mori një fitore të rëndësishme në derbin e qytetit.

Ky sukses i jep kuqezinjve jo vetëm tri pikët dhe krenarinë e triumfit ndaj rivalit të përjetshëm, por konfirmon edhe ecurinë pozitive në përballjet direkte.

Nga ana tjetër, Interi vijon të mos gjejë rrugën e fitores në derbi, duke zgjatur serinë negative ndaj rivalëve kuqezi, në 8 ndeshje pa fitore.

MARKETING