Presidenti turk Erdogan pret homologun ukrainas Zelenskyy në Stamboll
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën u takua në Stamboll me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.
Zelenskyy, i cili po viziton Turqinë me ftesë të presidentit turk, u prit nga Erdogan me një ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth takimit.

