Kriza në Shqipëri, Sulejmani: Rama bëri gabim strategjik, la në plan të dytë qytetarët që luftojnë për mbijetesë

Kriza në Shqipëri, Sulejmani: Rama bëri gabim strategjik, la në plan të dytë qytetarët që luftojnë për mbijetesë

Në emisionin “Debat në Shenja”, profesori universitar Rizvan Sulejmani komentoi krizën politike dhe shoqërore në Shqipëri, duke vlerësuar se tejkalimi i saj kërkon një reflektim të thellë dhe një proces katarsisi. Sipas tij, pakënaqësitë e shfaqura në shoqërinë shqiptare janë tregues të problemeve më të thella, të cilat nuk mund të zgjidhen vetëm përmes reagimeve të momentit.

MARKETING

Shik.mk

Sulejmani ka theksuar se protestat dhe pakënaqësitë qytetare duhen parë si shenja të një gjendjeje më të rëndë shoqërore, duke e krahasuar shoqërinë me trupin e njeriut, i cili përmes simptomave sinjalizon se diçka nuk funksionon siç duhet.

“Këto që i përmendi Latifi janë indicie të një shoqërie të sëmurë. Një shoqëri është si trupi i njeriut: kur djersitemi, tregon se diçka nuk është në rregull. Megjithatë, ai sistem ka probleme më të thella dhe është i sëmurë”, u shpreh Sulejmani.

Duke folur për përgjegjësinë politike të kryeministrit Edi Rama, profesori velerësoi se një ndër gabimet strategjike të tij ishte vendosja e orientimit strategjik mbi kërkesat e menjëhershme të qytetarëve, të cilët përballen me vështirësi ekonomike dhe luftojnë për jetesë.

Sipas Sulejmanit, nevojat elementare të një pjese të madhe të popullsisë duhet të jenë në qendër të vëmendjes së politikave qeveritare, veçanërisht në një realitet ku pensionistët dhe shtresat në kushte të vështira ekonomike përballen me sfida të mëdha.

“Një ndër gabimet strategjike që bëri Rama ishte se orientimin strategjik e vuri dhe e ngriti mbi çdo kërkesë imediate të një kategorie të madhe të popullit që lufton për jetesë dhe ekzistencë”, deklaroi ai.

Për të ilustruar vështirësitë ekonomike të qytetarëve, Sulejmani ka përmendur edhe nivelin e pensioneve në Shqipëri.

“Atje pensioni mesatar është 130 euro. Ai jeton në një shtet me det, por nuk e sheh detin”, tha Sulejmani, duke nënvizuar kontrastin mes potencialit të vendit dhe mundësive reale ekonomike të një pjese të qytetarëve.

MARKETING