Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re

Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re

Në emisionin “Debat në Shenja”, analisti politik Latif Mustafa ka komentuar situatën e tensionuar politike në Shqipëri dhe protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, duke vlerësuar se pakënaqësitë e akumuluara ndër vite dhe mosrealizimi i kërkesave të studentëve kanë kontribuar në përshkallëzimin e protestave.

MARKETING

Shik.mk

Duke folur për përfshirjen e tij në zhvillimet protestuese, Mustafa tha se është marrë me protestat e njohura si “Flamingot”, gjatë të cilave, sipas tij, është ngritur edhe çështja e unifikimit të protestuesve dhe e mënyrës së veprimit politik.

“Legjitimiteti buron nga vota. Mirëpo, kur erdhën studentët, erdhi një valë e re, por edhe një mënyrë tjetër. Pati një shpërthim të dytë”, tha Mustafa.

Sipas tij, kjo valë e re protestash lidhet edhe me lëvizjen studentore të vitit 2018, kur kryeministri Edi Rama zhvilloi bisedime me studentët, të cilët paraqitën një sërë kërkesash. Mustafa velrësoi se mosrealizimi i pothuajse të gjitha kërkesave të studentëve krijoi zhgënjim dhe u perceptua si tradhti ndaj tyre, duke ndikuar në raportin e studentëve me pushtetin.

Analisti përmendi edhe faktorët ekonomikë, duke vënë në dukje rritjen e kostos së jetesës në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë. Sipas tij, zhvillimi i turizmit dhe hyrja e parave nga jashtë kanë ndikuar në shtrenjtimin e jetesës për qytetarët.

“Ndodh kolonizimi turistik në Shqipëri. Turisti që vjen nga jashtë ta bën jetën më të shtrenjtë. Paraja e zezë ngriti shumë çmimet në Tiranë”,deklaroi Mustafa.

Ai është ndalur edhe te skandalet politike dhe institucionale, duke përmendur çështjen e shërbimit sekret dhe pretendimet për ndikimin e Ergys Agasit mbi këtë institucion.

Sipas Mustafës, pakënaqësitë politike, ekonomike dhe institucionale janë grumbulluar ndër vite, ndërsa mënyra se si kryeministri Rama është sjellë ndaj protestuesve ka kontribuar, sipas tij, në rritjen e tensioneve.

“Dikur si duket u tha boll dhe gjatë 137 ditësh protesta të qeta, Rama i ka tallë protestuesit, i ka bullizu. Gjithë kjo u mblodhën dhe shpërtheu”, tha ai.

Mustafa ka përmendur gjithashtu 137 ditë protesta të qeta, duke argumentuar se reagimi i pushtetit ndaj protestuesve dhe akumulimi i pakënaqësive kanë ndikuar në shpërthimin e valës së re të protestave.

MARKETING